Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se ‘Ramët’ e emëruar prej tij në bashkitë e vendit

09:44 / July 10, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreu i PD Lulzim Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot, një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krerët e bashkive të vendit që t’i japin fund praktikave korruptive me tenderat.

Me një postim në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe një reagim të “Open Data”, Basha thotë se “Rama në qeveri është më i dëmshëm se ‘Ramët’ e emëruar prej tij në bashkitë e vendit”.

Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”, shkruan ai.

Në një konferencë për shtyp një ditë më parë, pasi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u la në burg për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, kryeministri Edi Rama e përjashtoi atë nga Partia Socialiste, ndërsa paralajmëroi kryetarët e bashkive se partia nuk do të jetë një zyrë avokatie për askënd dhe se kushdo që abuzon me detyrën do të përballet i vetëm para drejtësisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.