Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne oret e para te mengjesit ne qytetin e Sarandes, ku biznesmeni Shuaip Sejko ka nderruar jete si pasoje e nje infarkti, pasi policia i shoqëroi djalin në Komisariat.
Policia e Sarandes në një deklaratë për mediat, tha se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarandë.
Por kjo gjobë lidhet me vdekjen e 62-vjeçarit Sejko. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit.
Aty kanë gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye kanë shoqëruar të riun në Komisariat.
Dëshmitarë okularë të ngjarjes kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko, raporton Panorama.
Sapo ka marrë vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndier keq dhe ka përfunduar në Spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
