Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

VOA: Tenderi me uniformat e policisë, 9 zyrtarë të arrestuar nga SPAK

21:03 / July 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uniformat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, 9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan sot, në kuadër të një hetimi të nisur vitin e Kaluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK). Të gjithë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa dyshohen të kenë favorizuar kompaninë fituese në garën për blerje dhe shpërndarje të uniformave të policisë”.

Në pranga ka përfunduar ish Drejtoresha e Agjencisë së blerjeve të përqëndruara, Edlira Naqellari, e shkarkuar nga detyra vetëm një javë më parë. Të njejtin fat kanë patur dhe katër anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, dhe Anisa Bogdani (arrest shtëpie) si dhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Gëzim Mingaj.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria e Posaçme nuk jepen detaje të shkeljeve të dyshuara, por bëhet e ditur vetëm se të arrestuarit “në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues”.

Procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milion dollarë, kanë nisur që në vitin 2019. I gjithë procesi është shoqëruar më dritë hije, pasi është anulluar dhe rihapur si garë, ka patur ndryshime të specifikimeve teknike, të pjesmarrësve, derisa në korrik të viti të shkuar u përmbyll duke shpallur fitues një konsorcium të udhëhequr nga kompania D&E, ndërkohë që një kompani turke kishte paraqitur një ofertë, prej së paku 5 milion dollarë më të ulët.

Në atë kohë mbi këtë tender pati dhe një debat në sallën e parlamentit mes deputetit Muslim Murrizi, i cili foli për një aferë korruptive dhe ministrit të Brendshëm të kohës Sandër Lleshaj

Edhe Partia Demokartike tha sot se ajo kishte denoncuar parregullsitë në këtë tender që prej 2 vjetësh, por që sipas saj, ministri Lleshaj, i kishte dalë në mbrojtje procedurave të ndjekura dhe i kishte hedhur në gjyq për shpifje.

Në gusht të vitit të kaluar deputetët e opozitës parlamentare Murrizi dhe Valter Haliti depozituan kallzim në SPAK, duke vënë kështu në lëvizje Prokurorinë e Posaçme.

Ndërsa shprehet e kënaqur tek sa sheh më shumë veprime të SPAK-ut kundër korrupsionit, ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi në një postim në Twitter se “abuzimi apo manipulimi i proceseve të garava publike është njësoj sikur të vjedhësh qytetarët (përfshirë qytetarët amerikanë taksat e të cilëve furnizojnë ndihmën e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë) për të majmur portofolet vetjake apo të miqve. Ky është një krim”, shkroi ambasadorja Kim.

Por për Partinë Demokratike, hetimi është i paplotë “sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës”.

Arrestimet e sotme përfaqësojnë goditjen e dytë të SPAK-ut brenda pak ditësh, pas vënies në pranga të kryebashkiaku të Lushnjes dhe disa zyrtarëve të tjerë lokalë./ VOA

spak voa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Do të ndante kokainën nga plehu organik në Fier, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

09:57 / June 3, 2026

Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie

13:07 / May 29, 2026

Fatmir Xhafaj: Spekulime pretendimet për kontroll të SPAK

21:30 / May 28, 2026

Familja e Aleks Nikës i dërgon letër të hapur ambasadorit të BE-së: Hetimi për 21 Janarin ka ngecur, SPAK nuk po vepron

21:00 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.