Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kontrolle me dronë e kamera, policia vë në pranga 28 shoferë për thyerje të rregullave, hiqen 71 patenta

14:56 / July 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kontrolle 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore ka forcuar kontrollet në rrugë, për të ndëshkuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, ka çuar në pranga 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, që varionte nga 0.60 mg/l deri në 1.22 mg/l, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit.

NJOFTIMI I POLICISË

Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 48 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, nga të cilët 3 nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 nga Policia Rugore e Lezhës, 1 nga Policia Rrugore e Shkodrës dhe 1 nga Policia Rrugore e Vlorës, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, për shkelje semafori, për mungesë siguracioni, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe parakalim të gabuar, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 2000 deri në 8000 lekë.

Ndërkohë, vijon të rritet besimi i qytetarëve te Policia duke denoncuar raste të shumta të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat kanë pasoja për jetën e qytetarëve në rrugë. Falë këtyre telefonatave, në Tiranë janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, 1 në Laprakë duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, në gjendje të dehur, dhe 1 rrugën “Pjetër Budi”, i cili pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur në masën 0.94 mg/l, gërmonte me një mjet teknologjik në afërsi të një pallati, duke rrezikuar shembjen e pallatit.

Po gjatë 48 orëve, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 4134 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potecial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar 71 leje drejtimi, nga të cilat 51 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 75 km/h në qendrat e banuara deri në 180 km/h në rrugën interurbane Fier -Vlorë, dhe 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se në akset rrugore në drejtim të Tiranës dhe Morinës ka fluks të shtuar pasditen e sotme, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.