Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Provoni të hënën pa mish për një javë plot shëndet

18:54 / July 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pa mish 750x500 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konsumi shqiptar i mishit është i lartë.

Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Danimarka arriti në nivelin e konsumit të 145.9 kg mish për person.

Studimet kanë treguar se reduktimi i mishit në ushqimin tonë sjell zvogëlimin e rrezikut të tumoreve, duke qenë se mishi i kuq i përpunuar lidhet drejt për së drejti me qelizat e dëmshme.

Në përforcim të kësaj, ushqimi i pasur me zarzavate redukton sëmundjet e zemrës, lufton diabetin dhe frenon mbipeshën.

Miti i përhapur është se ne kemi nevojë për mish sa herë që ulemi në tavolinën e ngrënies sepse ‘mish’ do të thotë energji dhe proteina.

Por të rriturit në përgjithësi, kanë nevojë që vetëm 10% deri në 35% e kalorive të tyre ditore të vijnë nga proteinat dhe kjo përkthehet vetëm në 50 gramë.

Për këtë sasi prej 50 gramësh proteina, ka shumë burime të tjera ku ne mund të gjejmë proteinat e nevojshme, duke ulur dalëngadalë varësinë ndaj mishit. Lexoni më poshtë listën e AgroWeb.org.

Burime alternative proteinash

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë shumë të pëlqyera dhe të përhapura në Shqipëri.

Ato kanë 9 gram proteina për filxhan të mbushur me thierrëza si dhe 15 gram fibra.

Kjo vlen për shumicën e bishajoreve, si fasulet e zeza, fasulet e zakonshme.

Fasule

Si fëmijë ndoshta i keni refuzuar, por si të rritur duhet të keni ndryshuar mendim për fasulet dhe nëse nuk e keni bërë akoma, ky është momenti.

Fasulet së bashku me bizelet dhe bishtajore të tjera janë burimi më i mirë i proteinës me nivel të lartë fibrash dhe të ulët yndyrnash. https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=216&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Për më tepër ju le të ngopur për një kohë të gjatë, duke ju mbajtur në formë.

Bizelet 

Një filxhan me bizele përmban 8 gram proteina si dhe aminoacide themelore që janë kyçe për metabolizmin e qëndrueshëm dhe humbjen e peshës.

Spinaqi

Spianqi në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Konsumojeni sa më tepër. Spinaqi përmban 5 gram proteina për çdo tas. Është i pasur me hekur dhe futet në shumë gatime bashkë me ushqimet e tjera.

Arrorët dhe gjalpi i tyre

Arrorët përmbajnë proteina dhe yndyrna të shëndetshme, duke i bërë ato pjesë të vlefshme të një diete me bazë bimore.

Kosi

Një burim i neglizhuar proteinash është edhe kosi, me 13 gr protein për filxhan.

Kosi është tashmë shumë i përdorshëm në kuzhinën shqiptare, kështu që vlerësojeni përmbajtjen e tij të lartë proteinike.

Quinoa

Quinoa që në shqip njihet si kinoa. Tendenca e saj nisi pak vite më parë, por për arsye shumë të shëndetshme.

Ajo është teknikisht një farë dhe përmban më tepër se 8 gr proteina për filxhan duke përfshirë edhe 9 aminoacide themelore që trupi ka nevojë për rritje dhe ndreqje por që nuk i prodhon dot vetë.

Është shumë e përhapur dhe gjendet edhe në ushqimoret shqiptare.

Kështu që inkurajoni familjen dhe miqtë tuaj që të përpiqen të përfshijnë këto produkte tërësisht të gjendshme dhe të përballueshme ekonomikisht në gatime.

Filloni me hapa të vegjël, ngadalë, duke provuar një ditë në javë të mos gatuash mish.

Në botë, një ditë të tillë quhet “E hëna pa mish”. Sa mirë sikur të funksiononte edhe në Shqipëri./Agroweb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.