Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Një erë e re e udhëtimeve në hapësirë! Miliarderi Richard Branson realizon udhëtimin e parë pa gravitet

23:45 / July 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
udhetimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e tij më të guximshme – një fluturim në hapësirë brenda anijes së hapësirës së kompanisë së tij.

Në praninë e një turme prej më shumë se 500 personash që shikonin, një avion me të cilën ishte e bashkangjitur raketa e zotit Branson, u nis për fazën e parë të fluturimit. Në bord ishin zoti Branson dhe pesë pjesëtarë ekuipazhi nga kompania e tij Virgin Galactic.

Mjeti hapësinor u shkëput nga avioni më i madh në një lartësi prej 13 kilometrash, aktivizoi motorin dhe më pas arriti në skajin e hapësirës në një lartësi prej 88 kilometrash. Pas disa minutash pa gravitet për ekuipazhin, aeroplani hapësinor u ul në pistë.

Fluturimi synonte të rriste besimin për Virgin Galactic, e cila planifikon të fillojë të marrë pasagjerë me pagesë vitin e ardhshëm.

Branson, duket se donte të fitonte garën e hapësirës ndaj miliarderit tjetër Jeff Bezos, duke u nisur për fluturimin në hapësirë nëntë ditë para tij.

Ai nuk pritej të fluturonte deri vonë këtë verë, por planifikoi udhëtimin më të hershëm pasi Bezos njoftoi planet për të fluturuar me anijen e tij nga Teksasi më 20 korrik.

Më shumë se 600 njerëz kanë bërë tashmë rezervime për një udhëtim në hapësirë me Virgin Galactic.

Blue Origins e z. Bezos ende nuk ka filluar të shesë biletave apo të bëjë të njohur çmimin e tyre, por në fund të javës së kaluar tha në Twitter se do t’i dërgonte pasagjerët në lartësi më të madhe dhe se anija e tij do të kishte dritare më të mëdha.

hapsire miliarderi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendet evropiane që përdorin më shumë inteligjencën artificiale

19:59 / December 29, 2025

Mashtrimet e inteligjencës artificiale me zërin tuaj, si mund ta përdorin kriminelët numrin tuaj të celularit

20:25 / December 8, 2025

Rama për Politico: Në pranverë Diella është gati për intervista live

22:59 / October 29, 2025

Tirana Slush’D 2025: Edicioni i dytë kthehet më i madh dhe më i guximshëm në Piramidën e Tiranës

23:00 / October 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.