Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit më Shkozë, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama bën të ditur se sot pritet të mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer.
Brenda gushtit do të kemi dhe 500 mijë vaksina të tjera anticovid thotë Rama.
POSTIMI I RAMES
💉Vaksinim, vaksinim, vaksinim derë më derë me njësitë e lëvizshme në komunitet, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit 👍🏼
🧪 Sot presim edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid.
***Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër procesin e vaksinimit në Shkozë.
