Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Greqia nis vaksinimin me detyrim/ Mitsotakis: Kush nuk bën injeksionin, ikën nga puna

20:22 / July 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia është vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendosi vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit tek një grup i caktuar personash. Vendimin e ka bërë të ditur vetë kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, i cili theksoi se të gjithë punonjësitë e azileve duhet të imunizohen, përndryshe ata do të pezullohen nga puna.

“Bëhet i detyrueshëm vaksinimi i menjëhershëm i punëtorëve në shtëpitë e pleqve, e cila është kategoria më e rrezikuar. Ata që refuzojnë të injektohen do të pezullohen nga puna. Kjo bëhet sepse nuk mund të jenë ata bartësit të mundshëm të këtij virusi, kur supozohet të mbrojnë ata që janë më të rrezikuar.”

Kreu i qeverisë greke, gjithashtu njoftoi se nga fillimi i shtatorit, edhe personeli shëndetësor do të detyrohet të bëjë injeksionin.

“Vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet edhe për profesionistët shëndetësorë, në sektorin publik dhe privat. Eshtë e pamendueshme, për shembull, që një infermiere e pavaksinuar të kujdeset për një pacient me kancer. Jam i sigurt që një pjesë e madhe e shoqërisë pajtohet me këtë vendim. Dhe unë kërkoj nga të gjitha palët që ta mbështesin atë pa ankesa.”

Ndërkohë klubet, baret, kinematë dhe teatrot do të jenë të aksesueshme vetëm për të vaksinuarit.

“Nga kjo e premte dhe deri në fund të gushtit, të gjitha zonat e mbyllura, klubet e natës dhe baret, kinematë dhe teatrot, do të jenë të hapura ekskluzivisht për të vaksinuarit. Atëherë do të funksionojë aplikacioni dixhital, i cili do të vërtetojë lehtësisht nëse qytetari është vaksinuar.”

Edhe qeveria franceze ka paralajmëruar një vendim të ngjashëm, pra vaksinim me detyrim.

Kjo çështje ngre pikëpyetje të shumta, pasi ende nuk ka të dhëna e studime përfundimtare mbi mbrojtjen që ofrojnë vaksinat, si dhe imunitetin që përftohet nga kalimi natyral i sëmundjes. Po ashtu, vaksinimi i detyrueshëm mund të përfundojë edhe në gjykatë, si një problem i diskutueshëm i të drejtave të njeriut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.