Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokurori amerikan jep mesazhin e fuqishëm: Krime të tmerrshme janë kryer kundër shqiptarëve…

22:23 / July 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
clint1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori amerikan, Clint Williamson, që drejtonte grupin hetues të ngritur nga Bashkimi Evropian për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë, tha se mosndriçimi i pretendimeve për ato krime, lë re të zeza mbi rajonin.

Ai i bëri këto komente në një intervistë më të gjatë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës në të cilën komentoi mes tjerash punën e Gjykatës së Posaçme të Kosovës, me seli në Hagë e cila trajton pretendimet për përfshirjen e ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare në krime të luftës dhe të pasluftës.

Nga vitit 2011 deri në vitin 2014, zoti Williamson mori përsipër të hetojë pretendimet e ngritura nga i dërguari i Këshillit të Evropës Dikc Marty në vitin 2010, mbi bazë të të cilit edhe u themelua Gjykata e Posaçme në verën e vitit 2015.

Ai e vlerësoi të shkëlqyeshme punën e Dhomave të Specializuara, emri më të cilin njihet Gjykata e Posaçme.

“Nuk po i vënë veshin retorikës politike dhe po bëjnë punën e tyre. Është një përpjekje më e gjerë ndërkombëtare që, ndërsa isha atje, përfshiu hetues, prokurorë dhe analistë nga tetëmbëdhjetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Është një përpjekje shumëkombëshe për të gjetur të vërtetën. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ata bënë një punë të jashtëzakonshme. Është e vështirë të kthehesh tek krimet që kanë ndodhur më shumë se 20 vjet më pare; Provat zhduken ose vjetrohen, dëshmitarët sëmuren, disa e humbin kujtesën, disa po vdesin. Pra, sa më shumë kohë të kalojë, aq më e vështirë është të ndiqet çështja”, tha ai.

amerikan mesazhin Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.