Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO/ Champions: Uzuni thyen i vetëm Prishtinën, Shkëndija çmontohet nga Mura

22:18 / July 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ozuni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

As Prishtina e as Shkëndija e Tetovës nuk kanë mundur të festojnë dot, pasi janë mposhtur edhe në ndeshjet e dytë të turit të parë të Champions League.

Kampionët e Kosovës kishin humbur në Hungari me Ferencvaros 0-3 dhe nuk është se kishte shumë shpresa, edhe pse provuan të bëjnë diçka. Para Myrto Uzunit e kishin të pamundur dhe u mposhtën 1-3.

Beratasi i shënoi të tre golat e kampionëve të Hungarisë. Fillimisht e zhbllokoi ndeshjen katër minuta nga nisja e fraksionit të dytë të lojës, ndërsa Mendurim Hoti vendosi baraspeshën.

Uzuni më pas shënoi edhe dy gola të tjerë në portën e Prishtinës, që tani pret të mësojë nesër ekipin kundërshtar në turin e dytë të Conferencen League, që do të jetë një mes Connah’s (Uells) dhe Alashkert (Armeni).

SHKËNDIJA – Kampionët e Maqedonisë së Veriut u çmontuan 5-0 nga Mura kampione e Sllovenisë. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka nuk shënoi dot me Doriev dhe Alimin, ndërsa Bobicanec nuk i fali, duke i ndëshkuar dy herë në pjesën e parë.

Krivak u ndëshkua me karton të kuq dhe për Shkëndijën u bë edhe më e vështirë. Klepac, dy herë, dhe Kous shënuan edhe tre gola të tjerë në portën e tetovarëve, që tani duhet të mendojnë për Conference League.

Edhe në këtë kompeticion i pret një kundërshtar i vështirë si Riga, ekip që po financon shumë vitet e fundit dhe një ditë më parë zyrtarizoi në skuadër mesfushorin e Kosovës, Besar Halimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.