Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama zbulon për herë të parë bisedën me Presidentin e Serbisë, ja çfarë kërkonte Aleksandër Vuçiç

17:36 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama papandreu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ndodhet në Athinë ku ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Rama tha se Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut e kishin kuptuar rolin e kësaj iniciative që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri nuk la pa përmendur Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën që sipas tij nuk pranojnë të bëhen pjesë e kësaj iniciative, duke shtuar se nuk arrin ta kuptojë arsyen.

“Humbëm disa vite pasi Aleksandër Vuçiç kërkonte lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit por jo të njerëzve, për arsyen e thjeshtë sepse nëse do arrihej kjo atëherë nënkuptonte që kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte praktikisht formal. Ai ndërkohë e hodhi hapin më tej, sepse i thashë nëse nuk e pranon plotësisht për të katërta liritë atëherë ne po bëjmë sërish atë që kemi bërë gjatë gjithë historisë tonë, karikatura e origjinalit. Jo ne nuk mund ta bëjmë këtë. Kështu që më në fund u ra dakord. Kjo hap një horizont të jashtëzakonshëm mundësish.

Dhe ta mendosh që Kosova, Albini nuk është këtu për të bërë Godonë, dhe nga Bosnja nuk duan. Përse? Si mund të mos duash diçka që të bën të lirë. Ajo që kemi rënë dakord me Zoran dhe Aleksandrin kjo nuk është si BE-ja. Autostradat mund të mos sjellin demokracinë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq. Thamë le ta bëjmë të tre jo për të ndarë të tjerët, por për të thënë kush do të bëhet pjesë është i mirëpritur dhe i mbështetur vetëm në baza dypalëshe dhe jo në konsensus. Është shumë e qartë që Serbia nuk mund të thotë ose me të gjitha ose me askënd. Kjo mund të na lejojë të ecim shumë larg. Çfarë nënkupton të jesh i izoluar nga BE dhe mes vetvetes. Ka teori konspirative që kjo është Jugosllavia e re. Nuk është kështu”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.