Në kuadër të kurimit të së shkuarës së regjimit komunist, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, deklasifikon dosje e Sigurimit të Shteti “Mushti i rakisë”, një histori që vjen nga Tropoja ku një grua sakrifikon familjen për të zbuluar një rezidenturë e veprimtari armiqësore.
“Mushti i rakisë”, vlerësohet lart puna që ka bërë me organet tona, sa për hir të punës, ka sakrifikuar duke dhënë burrin e saj, duke mbetur nga ajo kohë pa jetesë familjare dhe rrugëve, e cila, kur erdhi koha, i dhimbsej shumë interesi i Partisë dhe atdheut sesa jeta e saj. Grua me kurajo të madhe, me ndjenja të thella patriotike, e sinqertë, që nuk kurseu asgjë për interesin e punës dhe organet e Sigurimit”, thuhet në dosje.
Kështu cilësohej akti i gruas që sakrifikoi familjen për të zbuluar një rezidenturë e veprimtari armiqësore, po ashtu, u dha materiale me vlerë operative organeve të Sigurimit, si bashkëpunëtorja me pseudonim “Mushti i rakisë”.
Ajo vlerësohej lart nga Partia, se “ka mbetur rrugave për hir të interesit të Partisë dhe atdheut të saj duke i shërbyer organeve të sigurimit”.
E dhëna është marrë nga Historiku i Tropojës, viti 1941, 1975, deklasifikuar nga AIDSSH më 2.6.2020.
Dosja mund të vihet në dispozicion të studiuesve, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar dhe udhëzuesin për studiues e media.