Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Praktikat 3-mujore në institucionet publike/ Gara për 2 mijë vende, afatet dhe procedurat e aplikimit për të rinjtë

20:58 / July 14, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aplikimet për ndjekjen e praktikave të punës në administratë dhe institucionet e tjera publike do të vijojnë deri në mbyllje të muajit korrik. Autoritetet e arsimit sqarojnë se të gjithë të rinjtë që duan të kenë një eksperincë tre mujore pune në administratë dhe strukturat e tjera publike, duhet të aplikojnë online duke plotësuar formularin përkatës për të qenë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës deri në datën 31 korrik. Rihapja e këtij programi është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Të drejtën për të ndjekur praktikën në këto struktura do të mund të fitojnë rreth 2 mijë të rinj. Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave, etj. Janë 2 mijë vende praktike të profileve të ndryshme, për të cilat të rinj do të mund të aplikojnë.

Pas praktikave 3-mujore që do të zhvillohen mes datave 16 gusht -16 nëntor të këtij viti, rreth 200 praktikantë që do të kenë performancën më të mirë do t’u jepet mundësia e kontratës 1-vjeçare me institucionin ku kanë zhvilluar praktikën e punës.

Si të aplikoni?

Sikundër ka ndodhur edhe në fazat e mëparëshme, për të bërë aplikimin në këtë program të rinjtë që plotësojnë kushtet e përcaktuara duhet që të plotësojnë formularin përkatës në adresënhttp://praktika.arsimi.gov.al/ deri në datën 31 korrik. Por, para se të aplikoni ju duhet të kontrolloni me kujdes të gjitha profilet e kërkuara studimore nga secili institucion dhe qytetet respektive, ku do të zhvillohet praktika. Për çdo institucion do të gjeni të detajuar vendet vakante dhe profilet për zhvillimin e praktikës.

Ekspertët e arsimit rekomandojnë që të bëni kujdes, pasi vetëm një aplikim do të jetë i vlefshëm. Kështu, nëse nëse aplikoni më shumë se një herë, do të s’kualifikoheni nga programi. Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi, bazuar në metodologjinë e Programit. Ndërkohë që pas mbylljes së aplikimeve vetëm fituesit e përzgjedhur nga çdo institucion do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike.

Zhvillimi i praktikave të punës

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.

Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune 3-mujor, të drejtuar nga një mbikqyrës. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me çertifikatë të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Departamenti i Administratës Publike.

Sipas të dhënave të deklaruara për aplikimet e zhvilluara më parë, bëhet e ditur se janë 3 mijë të rinj e të reja që kanë realizuar praktikën 3-mujore, nga të cilët rreth 1 mijë më të mirët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune!  “Të gjithë praktikantët që e përfundojnë praktikën me sukses pajisen me certifikatë lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Deparamenti i Administratës Publike dhe periudha tremujore e praktikës njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike”, sqarojnë autoritetet e arsimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.