Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadori serb: Klimë e re mes dy vendeve, e krijuar falë Vuçiç dhe Rama

10:13 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaric serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë hyrë në një atmosferë të re bashkëpunimi dhe kjo falë klimës pozitive që është krijuar nga drejtuesit e dy qeverive. Një nga fushat ku ky bashkëpunim është shtrirë është edhe rinia ku ka shumë mundësi bashkëpunimi në arsim,kulturë dhe sport.

Kështu theksoi Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, teksa mori pjese në konferencën rajonale përmbyllëse të projektit “Të rinjtë Shqiptarë dhe Serbë, së bashku për përfshirjen sociale” që u mbajt në qytetin e Kukësit.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjë nga Serbia dhe Shqipëria janë takuar se pari në Sërbi dhe tani në Shqipëri dhe kanë vendosur miqësi të reja.Jam i sigurt se se ata janë një përfaqësues të një ure të re bashkëpunimi në mes Sërbisë dhe Shqipërisë.Një takim i tillë nuk mund të realizohej pesë vite më parë.Ky takim është vazhdimësi e një shpirti të ri,e një atmosferë të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona. Kjo klimë është krijuar falë dy kryeministrave Vuçiq dhe Rama. Në mes dy vendeve tona është vendosur një bashkëpunim të ri ku më rëndësishmja është ekonomia. Vitin e klauar marrëdhëniet tregtare në mes Serbisë dhe Shqipërisë kapën shifrën e 191 milionë euro në një kohë kur në 2005 ishin vetëm 41 milionë euro. Ka shumë mundësi bashkëpunimi për të rinjtë në arsim,sport e kulturë”, tha Zariç.

Prej nëtë muajsh organizata “Partnerë për Fëmijët” në Shqipëri në bashkëpunim me organizatën serbe “Pomoc Deci” ka realizuar disa projekte sociale në Kukës dhe disa qytete të Serbisë në shërbim të komunitetit ku të rinjtë nga Kukësi dhe Serbia kanë ndarë pervojat e punës së tyre në partneritet sëbashku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.