Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edvin Kulluri ashpërson tonet me Bashën: Meriton të jetë në krye të listës së zezë së SHBA-së vetëm për këto arsye

22:11 / July 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edvin Kulluri dhe Lulzim Basha e1572166393859 768x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka folur sot në një intervistë televizive mbi situatën aktuale të PD.

Edvin Kulluri shprehu keqardhjen e tij që PD-ja sot po kthehet si partia e Berluskonit e cila nga mbi 30% që kishte më parë, tashmë merr vetëm 6% të votave dhe është partia më e vogël opozitare në Itali.

Kulluri e akuzoi Lulzim Bashën se e ka kthyer PD-në në një vazo zbukurimi në tavolinën e pushtetit të Edi Ramës, apo një kryeministri tjetër që mund të vijë nesër nga radhët e PS-së.

“Sot partia e Berluskonit nga 30 e ca % është katandisur në 6%. Nuk është një OJQ por është partia më e vogël e koalicionit opozitar në Itali. Ka shumë histori në të gjithë Europën, atë që nuk e kisha uruar kurrë dhe që nuk ma priste mendja që do të ndodhte me PD-në. Pra një vazo zbukurimi në tavolinën e pushtetit të Edi Ramës apo PS-së, sepse nesër mund të jetë Erjon Veliaj apo Pandeli Majko. Nuk e di kush mund të jetë kryeministri i PS. Fatkeqësisht, PD është kthyer në dekor dhe farsë të pluralizmit shqiptar, se kur nuk ke rotacion, edhe pluralizmi humbet kuptimin. Ne jemi në kushtet që PD nuk i shërben askush tjetër veçse pushtetit si dekor. Kaq vlen PD. nuk fitohen zgjedhjet me këtë model, me këtë lider. E tregonin sondazhet para zgjedhjeve, që lideri kishte 45% mbështetje më pak se sigla e partisë”, tha Kulluri.

Më tej, Edvin Kulluri ka bërë dhe një akuzë të fortë teksa deklaroi se Lulzim Basha e meriton të jetë në krye të listës së zezë të SHBA-ve për cënim të demokracisë dhe korrupsion, për shkak se është i korruptuar në opozitë, apo se enturazhi familjar i tij është i përfshirë në kontrata me oligarkët apo në tendera të qeverisë.

“Unë nuk hyj te personat e përkëdhelur as i Berishës, as i Bashës, se po të ishte ashtu do të bëja një karrierë më të pasur. Nëse ka një njeri në PD që meriton plotësisht të jetë në listën e zezë të SHBA-ve për cënimin e demokracisë dhe korrupsion ky është Lulzim Basha. Nuk ka një kandidat më të denjë se Basha për të qenë në krye të listës së zezë. Ky person është i korruptuar në opozitë. Enturazhi i tij familjar del i përfshirë në kontrata pafund me oligarkë, tendera të qeverisë. Ka hije dyshimi shumë të forta në projektin e portit të Durrësit. Pastaj është një njeri që ka shkallmuar zgjedhjet në parti. Çfarë duhet të bëjë më shumë ky njeri?“, u shpreh Kulluri.

I pyetur nëse do të ketë zëra kundër Bashës më brenda PD-së, Edvin Kulluri tha se ka besim që z.Ristani apo z.Nishani do të mundohen në Kuvendin Kombëtar të thonë ndonjë fjalë, ndonëse do të vërshëllehen.

“Grupi është tkurrur. Të paktën dy nënkryetarët janë kundër raportit të përgatitur nga z.Basha. Problemi është se tani është vonë. Me atë lëndë që ka mbetur aty në forumet drejtuese është e pamundur një reformim e partisë. Mos harrojmë që këta persona që ankohen, kanë qenë pjesë e shërbimit të Lulzim Bashës për të shkatërruar ato parime demokratike të PD-së. Besoj që z.Nishani dhe z.Ristani do mundohen të thonë ndonjë fjalë në kuvend. Jam i sigurt do dalin 10-15 do t’i vërshëllejnë, por pjesa tjetër do të heshtin si gjithmonë. Është kthyer e gjitha në teatër formal, ku mbledhjet bëhen kot. E vetmja gjë që funksionon është mbajtja e pushtetit me çdo çmim e z.Basha”, përfundoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026

Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj: Ende nuk e kam humbur shpresën

11:45 / September 13, 2026

27 plumba shpojnë “Audin” në Urakë të Matit, 2 kallashnikovë gjenden në një “Golf” të djegur

10:44 / September 13, 2026

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.