Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur menjëherë eurodeputetit Knut Fleckenstein me një postim në Facebook.
“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi duke postuar edhe logon e fundit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Fleckenstein në konferencën për shtyp të delegacionit të PE-së tha se ishte zhgënjyer nga kryetarja e LSI-së.
“U befasova, u çudita dhe u zhgënjeva nga kryetarja e LSI-së. ajo tha që e kanë marrë vendimin e tyre e tyre. Nëse evropianët nuk e kuptojnë këtë gjë, ky nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë, dhe besoj që ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata në Shqipëri dueht të kuptojnë në cilën anë gjendet secili”, tha Fleckenstein.
