Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

KLGJ shtyn seancën dëgjimore ndaj gjyqtares së shkarkuar Evjeni Sinojmeri

18:31 / July 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klgj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Vladimir Karaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor debatoi për gati 30 minuta në seancën e të premtes për procedurën që duhej të ndiqej në procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri. Sinojmeri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 30 prill, pasi hetimi administrativ e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë.

Sinojmeri, e cila nuk është paraqitur në detyrë prej më shumë se tre vjetësh dhe është të paktën që prej marsit 2020 në shkelje të lejes që pati marrë nga ish-KLD, nuk ishte e pranishme dhe as kishte përfaqësues ligjorë në seancën dëgjimore për procedimin disiplinorë.

Kryetarja e KLGJ, Naureda LLagami lexoi ndër të tjera se Sinojmeri, e cila ndodhet në SHBA, kishte paraqitur në një e-mail pamundësi për të qenë e pranishme për arsye shëndetësore. Ndërsa një prokurë e saj për avokaten Evelina Qirjako ishte gjetur nga Këshilli si e paplotë dhe se nuk garantonte përfaqësimin.

I pyetur në seancë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili ka iniciuar procesin e masës disiplinore ndaj Sinojmerit për shkak të mungesës së saj pa leje, tha se për shkak të situatës mund të pranohej një shtyrje e shkurtër që ‘gjyqtares’ t’i jepej mundësia për tu dëgjuar.

Por relatori i çështjes ndaj Sinojmerit, gjyqtari Medi Bici, tha në relatim se seanca dëgjimore ishte tashmë e panevojshme dhe se procesi ndaj Sinojmerit duhej pezulluar. Bici tha se gjyqtarja ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe nuk ishte më nën kompetencat të KLGJ-së.

Bici arsyetoi se megjithëse ajo kishte paraqitur ankim ndaj vendimit të KPK-së, ky i fundit ishte në fuqi deri në një vendim të kundërt të KPA. Ankimi i vendimit të shkarkimit është akti i parë që Sinojmeri ndërmerr në procesin e saj të vetingut, pasi më herët sipas KPK-së, me justifikimin e gjendjes shëndetësore, subjekti i rivlerësimit nuk caktoi as avokat dhe as u ktheu përgjigje pyetjeve si pjesë të hetimit administrativ.

Megjithatë qëndrimi i relatorit nuk u dëgjua nga anëtarët e tjerë të Këshillit, që vendosi të vijonte me procedurën. Fillimisht propozimi ishte për një mbledhje të shpejtë, por pasi anëtarët ngritën çështjen e pushimeve të gushtit, seanca e rradhës u shty për në mes të shtatorit. Përndryshe nga herët e tjera, anëtarët e KLGJ vendosën edhe të krijonin mundësi për gjyqtaren të merrte pjesë në mbledhje virtualisht.

Këshilli, me votën kundër të Bicit që këmbëngulin në pezullimin e çështjes për shkak se subjekti ishte shkarkuar tashmë, vendosi që subjekti të dëgjohej me 16 shtator në orën 16.00, në mënyrë që Sinojmeri të mund të lidhej përmes internetit nga SHBA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.