Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Komisioni Europian hedh në gjyq Italinë

19:02 / July 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni europian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian ka referuar Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg për mosrespektimin e ‘vendimeve Prüm’, rregullat e vendosura nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE në vitin 2008 për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor midis vendeve anëtare, të cilat Brukseli i konsideron “një mjet themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit”.

Rregullat në fjalë bëjnë të mundur që vendet anëtare të shkëmbejnë shpejt informacionin mbi ADN-në, gjurmët e gishtave dhe të dhënat e regjistrit kombëtar të automjeteve, duke lejuar prokurorët dhe policinë të identifikojnë të dyshuarit dhe të krijojnë lidhje midis çështjeve penale në të gjithë BE-në.

Por Italia ende nuk u ka dhënë lehtësira të tilla partnerëve të saj evropianë, sepse nuk i ka hapur kurrë bazat e të dhënave për shtetet e tjera.

Komisioni kishte nisur një procedurë shkeljeje tashmë në 2011, kur shkëmbimi i informacionit u bë funksional, dhe pasi nuk mori asnjë përgjigje në 2017, kaloi në hapin e dytë, duke dërguar kërkesën që Italia të detyrohet të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ligjore.

Pas hetimeve të përsëritura mbi përparimin e bërë nga vendi në përmbushjen e detyrimeve të tij, “vihet re se deri më sot Italia ende nuk lejon vendet e tjera anëtare të kenë qasje në të dhënat e saj në lidhje me ADN-në, gjurmët e gishtave dhe regjistrimin e automjeteve”, citohet Komisioni Evropian nga Euractive.

Çështja tani i është dorëzuar gjykatës së BE, e cila mund të vendosë gjoba nëse qeveria nuk vepron shpejt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, PDK bojkoton: Kushtetuta nuk është pazar politik

11:08 / September 13, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.