Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaloi vettingun në KPK, por anëtaren e KLP-së e shkarkon Apelimi

12:33 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antoneta sevdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari shkarkohet nga detyra. Vendimi u mor pas perballjes se saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa Komisioneri Publik kërkoi rihapjen e hetimit për të.

Sipas komisionerit në KPK nuk ishte bërë hetim i thelluar në të paktën dy kritere. Gjatë seancës së fundit, drejtuesi i trupit gjykues të KPA-së bëri të ditur se për prokuroren është bërë një denoncim i ri në datën 5 shkurt nga një shtetas i quajtur Aleksandër Marku.

Pretendimet e komisionerit
Së pari, Komisioneri Publik u shpreh se referuar hetimit për një shtëpi banimi konstatohet se për burimin e ligjshëm të të ardhurave, të deklaruara nga emigracioni i bashkëshortit gjatë viteve 1997-2004, Komisioni ka administruar vetëm tri dokumente të lëshuara nga Instituti Grek i Sigurimeve Shoqërore, të cilat vërtetojnë blerje pullash sigurimi shoqëror për muajt korrik, gusht dhe shtator të vitit 1998. Këto dokumente nuk provojnë nëse ato lidhen me punësimin e bashkëshortit.

Gjithashtu, ato figurojnë vetëm për një periudhë tremujore punësimi dhe jo për periudhën trevjeçare të deklaruar nga subjekti. Pra, duke mos hetuar dhe disponuar dokumente ligjore për pjesën tjetër të të ardhurave. Ndërkohë, nga analiza financiare dhe verifikimi i të ardhurave të ligjshme të prokurores dhe bashkëshortit, Komisioneri Publik konstaton se për periudhën 2000- 2003, në të cilën Sevdari ka deklaruar se ka qarkulluar 3.000.000 lekë, për krijimin e 1/3 të banesës dhe 3.000 deri në 4.000 euro për mobilim, të ardhurat e ligjshme nuk i mbulojnë këto shpenzime të deklaruara.

“Të ardhurat e ligjshme në këtë periudhë, vërtetuar me dokumentacion ligjor provues rezultojnë në shumën 1.869.447 lekë”, tha Komisioneri. Në lidhje me kriterin e pasurisë, Komisioneri Publik konstaton se, megjithëse për subjektin janë depozituar 10 denoncime, hetimi i Komisionit për disa prej tyre ka munguar plotësisht. Në disa raste, pretendimet e denoncuesve paraqesin rrethana, të cilat referojnë se prokurorja shfaq mangësi në kriterin e aftësive profesionale, shkak i cili duhej të detyronte Komisionin të hetonte dhe vlerësonte më tej.

kpk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.