Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

7500 delegatë nga i gjithë vendi, PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, çfarë pritet të vendoset

08:33 / July 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

7500 delagatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike janë thirrur të shtunën për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike. Mes 600 emrave të propozuar në kryesi nga Lulzim Basha, Kuvendi do të përcaktojë me votë 300 anëtarët e rinj të këtij forumi, që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë re, ndonëse kësaj të fundit ende si ka mbaruar mandati.

Lista e gjatë e propozimeve të kryedemokratit nuk ka sjellë surpriza, pasi Basha e ka parë të udhës që të dërgojë për votim të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ata të Këshillit Kombëtar, përfshi edhe kritikët e tij, Edit Harxhin, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe Kryetarin e Këshillit, Bujar Nishani.

Por ky i fundit për shkak të posteve të larta që ka mbajtur nuk i nënshtrohet votimit duke u zgjedhur automatikisht. Ajo që ngjall kureshtje është se pas kritikave të forta në adresë të Bashës, a do ta ripropozojë emrin e Nishanit sërish për të drejtuar Këshillit Kombëtar, apo kryedemokrati ka vendosur t’ia besojë drejtimin e këtij organi ndonjë figure tjetër me peshë në PD.

Gjithashtu, të shtunën do të votohen edhe ndryshimet statutore të propozuar nga kreu i demokratëve Basha, të vetmet që morën pëlqimin e Kryesisë. Përmes tyre Basha synon zgjerimin e kryesisë, Këshillit Kombëtar, shtimin e sekretariateve dhe atë të nënkryetarëve.

Kuvendi Kombëtar do të njihet gjithashtu edhe me analizën e humbjes së demokratëve në zgjedhje, që e cilësojnë masakër elektorale. Pas Lulzim Bashës dhe 19 drejtuesve politikë të qarqeve, fjala do të jetë e hapur për këdo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026

Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj: Ende nuk e kam humbur shpresën

11:45 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.