Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministri francez i Drejtësisë, nën hetim për konflikt interesi

09:19 / July 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eric Dupond Moretti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, është nën hetim pas dyshimeve për konflikt interesi. Ai do të qëndrojë në qeveri pavarësisht hetimit, tha kryeministri Jean Castex.

Dupond-Moretti, më parë avokat i famshëm, u emërua ministër nga Presidenti Emmanuel Macron një vit më parë, me synimin për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Kryeministri Castex dhe Presidenti Emmanuel Macron kanë shprehur mbështetjen ndaj tij. Macron u tha gazetarëve gjatë një vizite në Tour de France se Dupond-Moretti “ka të njëjtat të drejta si të gjithë shtetasit e tjerë”, duke përfshirë edhe prezumimin e pafajësisë, raporton France 24.

Dupond-Moretti u mor në pyetje për orë të tëra nga Cour de Justice de La Republique, një gjykatë speciale që merret me ankesat kundër ministrave në detyrë. Në janar, gjykata nisi një hetim pasi një grup anti-korrupsion dhe tre sindikata magjistratësh paraqitën padi për konflikt interesi kundër Dupond-Moretti.

Ky i fundit thotë se sindikatat po i përdornin pretendimet e konfliktit të interesit për të bllokuar reformat e tij.

Sipas ligjit francez, një hetim formal do të thotë se ka prova që implikojnë një të dyshuar, por është e thënë të ngrihet akuzë.

Personi mund të akuzohet në një moment të mëvonshëm nëse shfaqen prova të tjera kundër tij, ose hetimi mund të anulohet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, PDK bojkoton: Kushtetuta nuk është pazar politik

11:08 / September 13, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.