Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri shkruan për Bypassin e Vlorës: Punë shumë e gjatë, ndjehem krenar! Në 2017 zhbllokuam ngërçin

12:24 / July 17, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuriii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i PS Damian Gjiknuri, shkruan për inagurimin dje të Bypassit të Vlorës. Ai thotë se edhe vetë ndjehet krenar pasi është finalizuar një punë e gjatë, ngërçin e së cilës e kanë zhbllokuar në vitin 2017 dhe kanë rinisur punimet.

“Hapja e bajpasit të Vlorës është një premtim i mbajtur dhe lajm shumë i mirë për turizmin në vijën bregdetare të jugut. Finalizim i një pune shumë të gjatë, për të cilën ndjehem modestësisht krenar, pasi në 2017/2018 zhbllokuam ngërçin e trashëguar, bëmë nga e para garën, shpallëm fituesin dhe lidhëm kontratën duke mundësuar rifillimin e punës në kantier”, shkruan Gjiknuri.

Më tej, ai shkruan se Bypassi, do të çlirojë trafikun e mjeteve që vizitojnë perlat turistike të Jonit.

“Punë e cila vazhdoi me intensitet më pas për tu kurorëzuar tashmë me hapjen e bajpasit në kushtet e kantierit, me synim çlirimin e trafikut të mjeteve që vizitojnë perlat turistike të Jonit. Bajpasi gjithashtu i jep frymëmarrje edhe qarkullimit të mjeteve brenda qytetit të Vlorës gjatë sezonit turistik. Respektoni sinjalistikën rrugore të kantierit dhe pushime të mbara.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.