Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shpallja e Berishës ‘non grata’ / Mark Marku: Në dëm të PD, protagonizmi i tij në Parlament dëmton lidershipin

19:22 / July 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mark marku 768x416 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “Neës 24”, komentoi ndër të tjera, vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas akademikut, ky vendim, do të jetë në dëm të Partisë Demokratike. Marku tha se protagonizmi i Berishës në Parlament, dëmton lindershipin e PD. Ndër të tjera, Mark Marku theksoi se nuk ka pritshmëri të mëdha për Parlamentin e ri, pasi sipas tij, deputetët varen nga kryetari dhe nuk janë të lirë në vendimmarrjet e tyre.

Mark Marku: Ajo që mbajta sot në pushtet, buron nga arsyeja dhe zemra. Unë vij nga media, s’e kam profesion politikën. Kur shkoj aty, sepse më kanë ftuar, s’kam dashur të shkoj. Unë them gjërat që duhet thënë, bëj punën time.

Sa kohë i duhet PD për të bërë diçka?

Mark Marku: Do i duhet minimumi 1 vit. Nëse do të bësh diçka të menduar mirë duhet kohë, do të mendohet mirë. Duhet gjenden ofertat e duhura, duhet bindur njerëzit. Nuk bëhet kjo gjë dhe të mashtrojmë njerëzit, duhet bërë gjëra serioze. Duhet hapur dhe debat, t’i themi gjërat siç janë. Nga 92 PD nuk është një parti e parë me vota. Populli, është i ndryshueshëm, rrethanat janë të ndryshueshme. Në këtë kuptim do kohë, nuk kërkoj gjë të shpejtë, por të menduar dhe të saktë.

Gjatë fjalimit të Bashës nuk u përmend zoti Berisha. Ky i fundit është shpallur ‘non grata’ nga DASH. Doja t’ju pyesja, pse nuk u përmend Berisha nga Basha në fjalimin e tij?

Mark Marku: Nuk kishte arsye që të përmendet. Është lideri historik. Kushdo të jetë, nuk e shmang faktin që Berisha ka qenë lideri historik, ka mbajtur PD në opozitë. Ka pasur problemet e veta, por këtë fakt s’e ndryshon asgjë.

E dëmton PD shpallja ‘non grata’ e Berishës?

Mark Marku: Po sepse ka ndërtuar një diskurs për Doshin e Dakon, që meqenëse u shpallën ‘non grata’ duhej të largoheshin nga politika. Ky është problemi, e para. Unë e kam thënë, fakti që Berisha u shpall ‘non grata’ ka qenë e gabuar. Sepse u shpall ‘non grata; një politikan me histori, ndikim në shoqëri, ndërkohë që qeveria amerikane nuk shpall ‘non grata’ Ramën që është shumë i rrezikshëm.

Zoti Berisha thotë mezi pres të kthehem në Parlament, a duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar Berisha, apo duhet të kishte një ngrirje me PD deri në momentin që të zbardhet gjithçka?

Mark Marku: Nëse do e bënte Berisha do e lehtësonte shumë punën e PD qoftë me kundërshtarët politikë. Por mendoj që PD do e ketë të vështirë të vendosi që ish-kryetari i saj të jetë pjesë i PD. Sepse shpallja ‘non grata’ mbështetet në disa argumente dhe s’ka vlerë juridike. Ajo është një qëndrim. Nuk mund t’i thuash ish-kryeministrit mos eja në Parlament. Edhe kur Berisha ka qenë kryeministër kam pasur kritika. Duhet menduar gjëja në kuptimin që është shpallur ‘non grata’. Unë mendoj që protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD dhe është një pengesë në ristrukturimin e PD, sepse Berisha është karizmatik, është e vështirë të bëhet dikush lideri i PD duke pasur Berishën aty. Unë mendoj që Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar. Do të duhet që PD të ketë marrëdhënie shumë të mira me PD dhe BE. Rama nga krahu tjetër ka shumë forca lobingu.

Berisha Mark Marku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.