Faktet e reja që dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 26-vjeçares Garyfallia Levakou nga partneri i saj 30-vjeçar. Dhe janë tronditëse! Bazuar në dëshminë e 30-vjeçarit, sherri mes çiftit nisi pasi kishin ngatërruar rrugën.
Ai tregoi se donin të shkonin në një vend në ishullin Folegandros por autori humbi rrugën. 30-vjeçari dyshohet se fajësoi të dashurën se nuk kishte ndjekur udhëzimet dhe humbi rrugën duke nisur një “luftë” të vërtetë në makinë.
Sipas rrëfimit të vrasësit gjatë përleshjes, ai aksidentalisht uli frenat e dorës, ndaj dhe makina doli nga rruga e përfundoi buzë shkëmbinjve. Kur 26-vjeçarja doli i frikësuar nga automjeti, ai e ndoqi dhe e hodhi në det, duke i përplasur kokën nëpër shkëmbinj.
