Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA-të tërheqin avionët nga baza britanike

10:48 / October 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avionet shba 1024x583 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga Fairford, baza ushtarake britanike ku ndodhi një incident që po hetohet nga policia kundër terrorizmit.

Një deklaratë nga një zyrtar i Pentagonit konfirmoi se bombarduesit që mendohet të jenë më shumë se 10 avionë B-1, ishin zhvendosur drejt bazave të tyre kryesore në Shtetet e Bashkuara.

Tërheqja pason një incident të rëndësishëm të ndodhur më 27 shtator, kur policia u njoftua për tri “mjete të dyshimta” pranë bazës ajrore.

Fillimisht u arrestuan pesë burra nën dyshimin për vepra penale të lidhura me terrorizmin pranë bazës, të cilët më pas u liruan me kusht. Një shtetas britaniko-iranian, u arrestua gjithashtu më vonë dhe u lirua me kusht.

BBC raporton se burime nga qeveria britanike nuk e kanë kundërshtuar faktin se vendimi i Uashingtonit ishte një reagim ndaj incidentit në bazën ajrore.

Disa ditë pas incidentit në RAF Fairford, kryeministri Andy Burnham tha se kishte “indikacione të forta” se Irani kishte luajtur një rol në incident, por nuk dha detaje të mëtejshme. Teherani e ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje.

Fairford është përdorur prej dekadash si një bazë operacionale e avancuar nga Forcat Ajrore amerikane. Muajt ​​e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar bombardues B-1 dhe B-52 nga kjo bazë drejt Lindjes së Mesme, pasi Britania e Madhe miratoi një kërkesë amerikane për t’i përdorur ato për sulme mbrojtëse ndaj Iranit.

avionet baza britanike SHBA terheqin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Autoritetet spanjolle ‘spastrojnë’ bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë që kishin ardhur nga Maroku për tu futur në Spanjë

15:43 / October 4, 2026

“Na lanë pa ujë dhe ushqim”, rrëfehen ushtarët rus që braktisën frontin: U detyruam të pinim…

14:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.