Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pronarët e lokaleve protestë në Lezhë: Të shtyhet ora policore, na ka dëmtuar shumë!

12:13 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lezhe protesta 770x442 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmenët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, si dhe pronarët e ambienteve të sallave të eventeve, janë mbledhur sot para Bashkisë së Lezhës në shenjë proteste ndaj masave kufizuese që ka vendosur qeveria.

Qytetarët i bëjnë kërkesë qeverisë dhe komitetit teknik që të zgjasë fashën e orarit deri në orën 1 pas mesnate pasi e kanë të pamundur që të punojnë në këto kushte.

“Ne kërkojmë nga qeveria të shtyjë orarin e darkës, të paktën deri në orën 01:00 sepse dasmat janë një gjë e përjetshme, për tre orë nuk mund të përballojmë fluksin e dasmorëve. Të paktën për një muaj apo një muaj e gjysmë. Ky orar na ka dëmtuar shumë. Do na fusin në ngatërresë me klientët. Papërgjegjësia e këtij shteti, e këtij ligji po na ballafaqon me njerëzit të cilët kanë prerë biletat, janë nisur nga jashtë dhe na gjejnë të papërgatitur. Është i vetmi muaj që punojmë, 11 muaj i vemë çelësat. Iu kërkojmë ndihmë. Të parën që penalizohen nga ky ligj janë shqiptarët, jo vetëm ne si biznes. Nuk jemi vetëm ne që dëmtohemi në këtë mes. Janë dyqanet e mishit, ushqimoret etj që xhirojnë shumë me anë të këtij biznesi. Ne na intereson që shteti të na lërë të punojmë”, tha pronarët e lokaleve.

Sipas tyre, janë me dhjetëra familje që preken nga këto masa që vijojnë akoma të jenë në fuqi. Dyqanet e produkteve të mishit apo bulmetit, kamerier, sanitar, kameramanë apo parukeri janë ndër sektorët që prej dy vitesh kanë reduktuar punën si pasojë e masave ndaj COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.