Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Raporti i SHÇBA: 73 efektivë policie të lidhur me drogën, 24 prej tyre drejtues

16:04 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Polcia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2020 u proceduan gjithsej 73 punonjës policie në të gjithë vendin për kultivim të lëndëve narkotike. Në raportin vjetor të publikuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, rezulton se në vitin që lamë pas, 30 prej tyre u hetuan nën masën arrest në burg dhe pjesa tjetër me masë më të butë sigurie. Krahasuar me vitin 2019, numri i policëve të arrestuar si të përfshirë në kultivimin e drogës, është rritur. Vitin e kaluar u prangosën 15 efektivë më shumë se në vitin 2019.

Nga 73 oficerët e proceduar në total, 24 janë në nivel të parë drejtues dhe 49 në nivel zbatues.

Ulje të besueshmërisë që qytetarët kanë ndaj policisë vërehet edhe në këtë raport. Rezulton se gjatë vitit 2020 pranë SHÇBA-së është kryer vetëm një telefonatë, ku qytetari ka denoncuar një efektiv policie të lidhur me trafikantët.

Numrin më të lartë të ankesave e mban mosveprimi i uniformave blu për çështje të ndryshme. Janë regjistruar gjithsej 388 telefonata.

308 qytetarë të tjerë kanë kërkuar hetim administrativ për efektivët. Numrin më të lartë e mban policia rrugore me argumentin se kanë vendosur gjoba të padrejta. Ankesa nga qytetarët ka pasur edhe gjatë kohës së pandemisë. 103 persona kanë kërkuar hetim për policinë me pretendimin se janë gjobitur padrejtësisht.

Sipas të dhënave, numrin më të lartë të qytetarëve që ankohen për efektivët e mban Tirana, duke u pasuar nga Vlora dhe Durrësi. Më pak në qytete të tjera.

Aktualisht, SHÇBA ka një punë të vështirë për të identifikuar dhe çuar para përgjegjësisë çdo efektiv të lidhur me krimin. Pak ditë më parë kryeministri Rama bëri një ultimatum ku i la 100 ditë kohë drejtuesve të policisë për të nxjerrë para drejtësisë të inkriminuarit apo të korruptuarit./abcnews.al

73 efektivë SHÇBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.