Videoja në TikTok, ku me mjetin në ecje, hipën e kërcen mbi makinë, i ka kushtuar shtrenjtë 34-vjeçarit nga Tepelena. Fitoi famë por edhe një gjobë prej 60 mijë lekësh. Por nuk mbanron me kaq!
Të riut i është bllokuar makina dhe i është hequr leja e qarkullimit, pasi akuzohet për “veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë, gjatë drejtimit të mjetit”. Mirëpo, e gjitha ka një shpjegim. Në rrëfimin e tij në Komisariat, ai ka bërë me dijes se videoja është filmuar në fshatin Dragot në ato momente nuk ka pasur makina të tjera në rrugë. Sa i përket skenës ai tregoi qenë duke imituar personazhin e filmave Hollywood-ian, Don Johnson tek “Miami Vice”.
“Gjithçka e kam kryer në një moment ku rruga ishte tërësisht bosh dhe nuk kishte asnjë lloj qarkullimi, kam dashur që të imitoja një personazh filmi Hollywood-ian, Don Johnson te seriali Miami Vice i viteve ’80”, mësohet të ketë thënë në polici i riu.
