Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, do të vazhdojë procesin gjyqësorë me kryesues të seancës Ilir Pandën relator e Sokol Sadushin dhe Ervin Pupe.
Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera, pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë, duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësorë.
Shorti i hedhur gabimisht kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që u futën në fuqi më 1 Qershor, shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës është anuluar për të gjitha dosjet që ishin në gjykim.
Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Jaeld Çelën. Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u gjendën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Ish-ministri u dënua me 3 vite shërbim prove ndërsa Jaeld Cela me 3 vite e 4 muaj burg.
