Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ushtria “mësyn” Policinë e Shtetit

19:07 / February 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1551192569 viktorbedo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viktor Bërdo, ish zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral në lirim është emëruar në krye të komisionit të vettingut në Policinë e Shtetit. Bërdo, është një tjetër emër nga radhët e Forcave të Armatosura që i bashkohet ekipit të Sandër Lleshajt për të drejtuar Ministrinë e Brendshme. Krahas tij, raportohet se dhe persona të tjerë ish-ushtarakë i janë bashkuar Lleshajt në Ministrinë e Brendshme në pozicione të larta drejtuese.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka nxjerrë një udhëzim në bazë të cilit Policia e Shtetit mund të pranojë brenda radhëve të saj efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas këtij udhëzimi, çdo person i cili shërben në FA, që përmbush disa kritere që kanë të bëjnë me moshën, kushtet fizike, trajnimet dhe kualifikimet dhe që gjithashtu përgjigjet mirë në intervistën së cilës do ti nënshtrohet, mund të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit.

Një lëvizje kjo e Sandër Lleshit e cila nuk është pritur aspak mirë nga radhët e lidershipit ushtarak, të cilët e shohin këtë udhëzim si mundësi për “rrjedhjen” e efektivëve më të mirë trajnuar. E kundërta ka ndodhur tek trupa e ushtarakëve. Të rinj dhe të reja të shkolluar dhe kualifikuar në akademitë më të mira dhe më të forta ushtarake në botë, e shohin këtë si një mundësi për tu trajtuar më mirë financiarisht dhe me më shumë dinjitet. Qeveria shqiptare ka njoftuar rritje pagash nga 7 deri në 10% për vitin 2019. Një ndërhyrje e cila nuk ndryshon pothuajse asgjë po të kihet parasysh fakti që paga e tyre nuk ndryshon që nga viti 2005.

Por, ky udhëzim i Sandër Lleshit më shumë sesa dëshirë për të përmirësuar jetën e trupës ushtarakë, në radhët e së cilës shërbeu për gati 30 vjet, është një lëvizje për të forcuar pozitat e veta brenda dikasterit që tanimë drejton. Në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, nuk munguan akuzat publike se institucioni i ruajtjes së rendit ishte mbushur me policë nga Tepelena. Me ardhjen në Ministrinë e Brendshme të Fatmir Xhafës, kupola drejtuese e këtij institucioni ndryshoi pothuajse tërësisht dhe kjo u pa si diçka normale.

Ministri aktual Lleshaj është shprehur në një intervistë televizive se drejtuesit e Policisë së Shtetit mjafton të bëjnë punën e tyre dhe nuk do të preken dhe as nuk do të lëvizen. Në fakt do të jetë e vështirë që Sandër Lleshaj ti qëndrojë kësaj deklaratë pasi shenjat e para kanë nisur të jepen me “thithjen” në disa pozicione kyç në Ministrinë e Brendshme të personazheve me begraund ushtarak.

Lleshaj Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.