Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Diaspora e Kosovës ka shtuar kontributet si edhe investimet në vend

21:23 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eurot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se shuma e remitancave të dërguara, ka shënuar rritje. Deri në muajin shtator të këtij viti, remitancat kanë arritur vlerën e 587 milionë eurove, një rritje me 6.1 për qind, krahasuar me 1 vit më parë. Remitancat e dërguara, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania pasuar nga Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Përgjatë viteve kjo ka pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla. Lorik Pustina, udhëheqës i Divizionit për Komunikim në Ministrinë e Diasporës, tha:

“Ne sapo kemi përfunduar konsultimet publike për Ligjin për diasporën që ka qenë njëri nga projektet kryesore të këtij viti. Gjatë konsultimeve ne kemi qenë diku rreth 12 shtete, diku filluar nga Amerika e deri në Kroaci dhe aty kemi parë që entuziazmi i diasporës jo që është ulur, por vetëm sa është rritur. Komentet që ata i kanë dhënë në Ligjin për diasporën, na kanë treguar se janë më shumë të interesuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës për atë që ne e quajmë marrëdhënie të shëndoshë në mes Kosovës dhe diasporës sonë”, u shpreh Pustina për Radion Evropa e Lirë.

Ai bën të ditur se me plotësimet që po i bëhen Ligjit për diasporën, është kërkuar nga Kuvendi që Ministrisë së Diasporës t’i ndahet një buxhet në proporcion me remitancat dhe ato t’u dedikohen projekteve zhvillimore.

Kosova ministria remitancat Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Gazetari: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin…

22:40 / September 28, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.