Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lojërat Olimpike, kreu i OBSH: Duhet të mbahen, kanë fuqi për të bashkuar botën

13:00 / July 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lojerat olimpike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se Lojërat Olimpike në Tokio duhet të mbahen, në mënyrë që t’i tregojnë botës se çfarë mund të arrihet me plan dhe masa të duhura.

Duke folur në Tokio para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik më 21 korrik, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se bota ka nevojë për Olimpiadë “si festë për shpresë”.

“Lojërat Olimpike kanë fuqi për të bashkuar botën, për ta inspiruar dhe për të treguar se çfarë është e mundshme”, ka thënë ai.
Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik, teksa rriten shqetësimet për siguri, meqë mijëra atletë dhe staf mbështetës janë duke shkuar në Japoni, ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit përhapet shpejt në botë.

Tedros ka folur teksa organizatorët kanë raportuar për tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra, duke e çuar numrin total të infektimeve në 79.

Shefi i OBSH-së ka thënë se Lojërat Olimpike nuk duhet të gjykohen nga numri i rasteve me koronavirus, meqë eliminimi i rrezikut është i pamundshëm.

“Shenjë suksesi është të siguruarit që çdo rast do të identifikohet, izolohet dhe gjurmohet, në mënyrë që të ndalet zinxhiri i përhapjes”, ka thënë ai.
Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Lojërat Olimpike mund të kthehen në ngjarje “super-përhapëse”, marrë parasysh dhjetëra njerëzit e përfshirë.
Lojërat Olimpike, që janë shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë, do të mbahen këtë vit pa spektatorë, për shkaqe sigurie/ REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

15:44 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 91 deputetë pro. Tensione në protestën para Parlamentit

12:17 / October 5, 2026

SHBA-të tërheqin avionët nga baza britanike

10:48 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.