Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do shihni fytyra të reja” Qeveri ndryshe në shtator? Veliaj tregon çfarë do të ndodhë

16:25 / July 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka paralajmëruar se në shtator do të ketë një qeveri ndryshe të Partisë Socialiste për mandatin e tretë.

Ai ka thënë në rubrikën “Opinion” se në fokus të kryeministrit Edi Rama dhe PS është ripërsëritja e partisë dhe administratës.

Për këtë do të ketë fytyra të reja dhe në nivel drejtues.

Ai ka kujtuar veten e tij kur u bë ministër në një moshë shumë të re dhe nuk habitet nëse djem e vajza që vetë kryeministri po mundohet ti zbulojë e rekrutojë të marrin përgjegjësi edhe në poste shumë të larta.

PYETJE: Tashmë gjithçka do të jetë ndryshe, nga komunikimi me opozitën, do të jetë qeveria ndryshe?

VELIAJ: Ajo që di dhe shoh, kryeministri ka filluar një diskutim, ftesë, dialog të jashtëzakonshëm me të rinjtë. Një parti që nuk hapet ndaj të rinjve është e destinuar të ketë fatin e PD dhe LSI. I njëjti kryetar, kunat, qepen dhe ja ku janë. Suksesi i PS ka qenë hapja.

Me sa mbaj mend, kanë qenë 15 seanca diskutimi me platformën ‘’Gati për Shqipërinë’’ për të ftuar dhe talente nga jashtë. Ka një qasje tjetër, thonë që përvesh mëngët që të vij dhe unë. Nuk bëjnë qaramanin, por japin një dorë. Fakti që kryeministri ka kaluar 15 seanca është fokusi tek ripërtëritja e partisë dhe administratës. Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues dhe teknik.

Do të ketë me avancimin në BE, do të na duhen qindra kapacitete teknike vetëm për të negociuar çdo kapitull. 800 vetëm përkthyer. Dhjetëra delegacione do të vijnë në Tiranë. Do të jetë gjueti talentesh për qeverinë dhe projekte speciale.

PYETJA: Talentet e reja dhe në qeveri?

VELIAJ: Nuk do të habitesha fare. Unë isha një prej tyre që mu dha mundësia të shërbej në ministri. Thanë në fillim për reformën e pensioneve, dosjet. Ja ku janë. Po kuptojmë çfarë ka ndodhur, kush po spiunonte kë. U hapën dosjet. Nuk dinim ç’ndodhte me ndihmë ekonomike, i merrnin ata me 2-3 makina.

Mu dha mundësia diku ku nuk pritej. Do të ishte e pandershme të mos besoja tek historia ime. Do të ketë djem e vajza që do të marrin përgjegjësi. Nuk ke si provon ndryshimin. Më ka pëlqyer që në fillim tek PS, nuk thotë rinia është e ardhmja. Ne themi rinia është e tashmja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.