Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Skandali me uniformat e policisë, dëshmia e Naqellarit: Nuk arratisem, më skadoi pasaporta

09:42 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
naqellari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ABC News ka siguruar dosjen e plotë të skandalit me tenderin e uniformave të policisë së shtetit për të cilin SPAK-u ka akuzuar deri tani 9 zyrtarë, 8 prej të cilëve janë pas hekurave dhe një në arrest shtëpie. Mes emrave që janë të arrestuar është edhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e agjencisë së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme.

Ajo u shkarkuar nga ministri aktual i Brendshëm Bledi Çuçi vetëm pak ditë para arrestimit. “ABC” zbuloi dje dëshminë e Naqellarit përpara organeve të drejtësisë, ndërsa sot po publikon argumentet e ish-zyrtares së lartë me të cilat ajo vetë dhe përmes avokatit kërkoi lirimin nga qelia dhe gjykimin në një masë më të lehtë.

“Edlira Naqellari është liruar nga detyra dhe për këtë arsye nuk qëndron arsyetimi i gjykatës se rrezikohet marrja e provave. Nuk ka rrezik të largohet apo t’ju fshihet hetimeve, është juriste dhe nuk ka pasaportë të vlefshme për t’u larguar jashtë vendit. Ka mamanë e sëmurë me sëmundje të zemrës, diabet dhe me tension.

Edlira Naqellari jeton me motrën që është kryetare gjykate, sapo ka lindur dhe ka nevojë për ndihmë. E hetuara sapo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ka probleme me tëmthin, apandesitin, ndaj edhe qëndrimi i mëtejshëm në paraburgim do të rrezikonte shëndetin e saj” tha avokati në gjyq.

Por pretendimet e ish-zyrtares nuk u morën në konsideratë nga gjyqtarja e dosjes duke e lënë në burg. Në dosjen e SPAK, theksohet se Edlira Naqellari ishte në dijeni të problematikave të konstatuara, por megjithatë e ka çuar deri në fund realizimin e këtij prokurimi abuziv. Ish –drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, në dëshminë e saj këmbënguli se është e pafajshme ndërsa shtoi se ende nuk e ka të qartë se cilin ligj ka shkelur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

22:39 / October 15, 2026

Një grup protestuesish ‘mësyjnë’ te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave

22:29 / October 15, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.