Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Njoftoi para Komitetit lajmin se shtyhet me 1 orë muzika në lokale. Zv.ministrja Tomini zbulon bisedën me Ramën: I thamë se…

15:18 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eugena Tomini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për masat e reja të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku u vendos shtyrja me një orë e muzikës në lokalet e natës. Por, ndryshe nga herët e tjera, së fundmi, lajmin për këtë vendim e dha i pari kryeministri Edi Rama, dhe më pas u konfirmua nga Komiteti i Ekspertëve.

Lidhur me këtë, Tomini deklaroi se Komiteti Teknik kishte gjetur dakordësinë me kryeministrin Rama, më herët, për të arritur në këtë vlerësim, pra për të shtyrë me një orë lejimin e muzikës, duke marrë parasysh dhe ankesat e bizneseve.

“Komiteti i Ekspertëve kishte vlerësuar shpesh disa nga ankesat e bizneseve, protestat në Lungomare, dhe gjata asaj dite, në orët e para të mëngjesit, kur kryeministri ishte në rrugë e sipër për të prenoncuar lajmin, ne ishim në mbledhje dhe në drekë dhamë lajmin. Kishim gjetur dakordësinë e kryeministrit për të arritur në këtë vlerësim, sepse normalisht Komiteti i Ekspertëve rekomadon, Ministria e Shëndetësisë më pas merr urdhrin për të shtyrë orën policore, duke ia rekomanduar edhe Ministrisë së Brendshme, pasi muzikën në terren e monitoron policia”, tha Tomini.

E pyetur nëse ishte e mjaftueshme shtyrja me një orë, zv.ministrja deklaroi se “Ne kemi qenë në nivelin e masave të moderuara, asnjëherë ekstreme. Masat asnjëherë nuk japin kënaqësi te publiku, se në fund të fundit, janë masa kufizuese, por duhet t’ia lëmë komitetit ta vlerësojë situatën. Mbi të gjitha ka predominuar shëndeti i popullatës, dhe sigurisht që do të ketë pakënaqësi, por duhet ruajtur shëndeti. Po të vini re dhe në dy apo tre ditët e fundit, ne kemi një tendencë në rritje dhe kjo është si pasojë e lehtësimit të masave. Favorizmi i muzikës për orë të gjata sjell rritje të transmetimit të virusit. Janë disa faktorë që duhet t’ia lëmë ekspertëve t’i vlerësojnë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.