Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Iran, protesta të forta prej mungesës së ujit në disa rajone! Policia qëllon, disa të rinj të vrarë e të plagosur

23:58 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iran
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Iran dy ditët e fundit janë përfshirë nga protesta në zonën e Izeh. Banorët kanë dalë për mungesën së ujit, duke thirrur: “Vdekje diktatorit, vdekje Khamenei-t.  SSF dhe njësitë speciale qëlluan me gaz lotsjellës, spërkatëse djegëse, dhe municione në drejtim të protestuesve në përpjekje për t’i shpërndarë ata. Por të rinjtë u përgjigjën duke qëlluar me gurë e duke thirrur: “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.” Disa të rinj janë vrarë e plagosur kur SSF hapi zjarr.

Njëkohësisht, banorët e Ahvaz (në Lashgar-abad dhe Seyyed Karim), Darkhovin, Kut-Sheikh, Al-Jadideh, Kouy-e Molavi, dhe Kouy-e Feisalieh në Khorramshahr, dhe Susangerd u derdhën nëpër rrugë pavarësisht arrestimeve të shumta e masave të ashpra. Zona të shumta të Ahvazit u bënë skena të përplasjeve midis të rinjve e forcave represive. Në Susangerd, të rinjtë thërrisnin në arabisht: “E dimë që do të na sulmoni me plumba e pushkë. Por ne e kemi ëndërr të vdesim e të biem dëshmorë në rrugën drejt lirisë.” Në Behbahan, të rinjtë bllokuan të dy anët e Urës Maroun.

Në një zhvillim tjetër, mëngjesin e sotëm në Teheran e Karaj (në perëndim të kryeqytetit), një grup i madh njerëzish të udhëhequr nga gra e vajza në stacionin nëntokësor Sadeqiyeh të Teheranit u grumbulluan duke thirrur “vdekje diktatorit” dhe “poshtë parimi velayat-e faqih (pushteti absolut klerikal)” për të shprehur zemërimin dhe neverinë e tyre ndaj regjimit.

Regjimi e ndërpreu internetin në Izeh, Ahvaz, Shushtar, Susangerd, dhe Mahshahr për të parandaluar përhapjen e protestave dhe për të censuruar lajmet. Raportet tregojnë se janë arrestuar dhjetëra të rinj në Ramshir dhe në fshatrat përreth.

Ndërkohë që reagim ka pasur edhe nga opozita iraniane. Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka përshëndetur të rinjtë në Izeh, të cilët po konfrontohen me IRGC-në në natën e gjashtë të kryengritjes në provincën Khuzestan. Ajo përshëndeti gjithashtu popullin e Teheranit, i cili ka thirrur vdekje parimit të velayat-e faqih. Në mbarë vendin, njerëzit po ngrihen për të mbështetur Khuzestanin, shtoi zonja Rajavi.

irani Policia Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.