Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tusha: Kushtetuesja të menaxhojë vetë buxhetin, të mos ketë ndërhyrje

11:47 / July 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tushe3 770x390 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rastin e 5 vjetorit të krijimit të Reformës në Drejtësi, këtë të premte, është zhvilluar një tryezë, ku të pranishëm, kanë qenë një sërë drejtuesish të lartë të sistemeve gjyqësore, por jo vetëm.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, gjatë fjalës së saj në këtë tryezë, ka renditur sfidat që ka pasur ky institucion. Ajo tha se vonimi i emërimeve të anëtarëve, ka ndikuar jo pak në punën e tyre.

Megjithatë sipas Tushës Gjykata Kushtetuese ka arritur të bëjë një punë të mirë në një kohë të shkurtër, duke shqyrtuar gjithsej 125 çështje. Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese e menaxhon në mënyrë të lirë buxhetin e saj, e në këtë drejtim, kërkoi që institucionet e tjera të mos ndërhyjnë.

Krerja e Kushtetueses nënvizoi se menaxhimi i financave, por edhe “derdhja” i fondeve nga ana e qeverisë do të rrisnin më tej transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.

“Si një nga ndryshimet më të mëdha kushtetuese do të përmendja formulën e emërimit të gjykatës dhe kritereve që duhet të plotësonin anëtarët e Kushtetueses. Formula e re i jep kompetencën miratuese tre organeve, Kuvendit, Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Gjykata Kushtetuese është plotësuar ndërsa mbetën pa u plotësuar tre anëtarët e Gjykatës së Lartë. Ndryshimet Kushtetuese prekën dhe disa çështje që prekën organin. Në këtë drejtim lidhur me rrethin e subjekteve që i drejtohen gjykatës u lejua akses i avokatit të popullit. Gjykata ndonëse para sfidës së një trupe të paplotë dhe të re, ka kryer një punë intensive dhe voluminoze, për të ushtruar misionin e saj kushtetues.

Përgjatë këtij viti Kushtetuesja ka shqyrtuar 125 çështje, ku janë marrë 35 vendime përfundimtare dhe 95 moskalimi. Ajo ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura. Në mars të 2021 u miratua strategjia e Kushtetueses dhe veprimit të saj. Ky akt përbën një udhërrëfyes institucional me profesionalizëm, integritet, që është garantimi i Kushtetueses, zgjidhjes së mosmarrëveshjes së Kushtetutës. Përmes këtij akti transparent, llogaridhënës dhe forcimit te gjykata të promovimit të medias.

Sigurisht që kjo strategji përkthehet në mekanizma të monitorimit dhe raportimit dhe kostos financiare. Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur, kjo nënkupton që institucioni e menaxhon atë të lirë, por përkon edhe që organet Kushtetuese t’i merret mendimi në raste të jashtëzakonshme. kushtetuesja ka theksuar që edhe në raste të kësaj natyre, ndërhyrja e ligjvënësit dhe ekzekutivit për të ulur buxhetin, do të konsiderohet si e pajustifikuar pa u konsultuar më parë me të. Kushtetuesja buxhetin e saj e menaxhon në mënyrë të pavarur për nevojat që ka. Në këtë kuadër mosmiratimi i buxhetit për Kushtetuesen nga Kuvendi ka qenë një sfidë për Gjykatën, si për menaxhimin e saj, teknologjisë, përmirësimin e kushteve të punës, ngritjes së efikasitetin e saj. Në këtë kuptim do të vlerësoja si pozitive atë që u prezantua sot nga Ministria e Drejtësisë për ndërtimin e një godine të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo do të ndihmonte shumë në punën tonë. Nga ana tjetër, veç aspekteve të miratimit të buxhetit në masat e kërkuara, fakti që për secilin që lind i nevojshëm, të marrësh leje në ministrinë përkatëse, ne na duket si kërkesë e tepërt. Jemi të ndërgjegjshëm që objektivat tona janë sfiduese dhe për këtë nevojiten financime të jashtme donatore.

Ndaj dhe ne kemi nisur kontaktet tona. Gjykata do të vazhdojë bashkëpunimin me prezencën e OSBE në Tiranë, me BE dhe SHBA që kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese. Ne do të jemi të përkushtuar në arritjen e qëllimeve për qasje më të lehtë dhe transparencë e llogaridhënie për publikun”, tha Tusha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

22:39 / October 15, 2026

Një grup protestuesish ‘mësyjnë’ te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave

22:29 / October 15, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.