Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Denoncimi për tenderat, Petro Koçi thirret nga SPAK, pritet të dëshmojë të hënën

16:56 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petro koci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi do të dëshmojë ditën e hënë para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas denoncimit që bëri për tenderat në Bashkinë e Fierit. Marrja në pyetje e Koçit vjen vetëm një javë pasi plasi ‘bombën’ në rrjetet sociale, teksa shkruante se tenderat janë në duart e mafias.

Nga ana tjetër SPAK ka nisur verifikimet për deklaratat e forta të të zgjedhurit të PS-së në Fier. Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

Nga ana e Partisë Socialiste, këto deklarata i ka komentuar sekretari, Arben Pëllumbi, i cili tha se socialistët duhet të heqin dorë nga gjykimi popullor. Sinjali nga PS duket se bëri Petron të reflektojë, pasi dje me anë të një postimi në Facebook bëri hapa pas, duke ia atribuar fitoren e zgjedhjeve kryeministrit Edi Rama.

Pas denoncimit edhe Partia Demokratike ka bërë thirrje për verifikime konkrete.  Deputeti i zgjedhur në Fier nga radhët e Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një postim në Facebook, shkruante se Partia Demokratike ndër vite ka bërë denoncime të tilla në lidhje me kapjen e institucioneve publike nga krimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.