Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria

19:17 / July 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish Kryetarin eKomisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafajn, reforma në drejtësi nuk ishte produkt i një dite, i një muaji apo viti.

Ndaj dhe, sot 5 vjet pas miratimit të reformës, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë mëdyshje se ai proces ishte dhe mbetet gjëja e duhur që jo thjesht e tronditi, por e rithemeloi pushtetin gjyqësor.

Në një intervistë ndryshe për TVSH, Fatmir Xhafaj, që 5 vjet më parë drejtoi komisionin e reformës në drejtësi, thotë se projekti i sotëm e ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore të pushtetit gjyqësor.

Xhafaj radhit benefitet e këtij procesi, por nuk lë jashtë intervistës, atë pjesë që ndikoi më shumë tek gjyqësori, politikën.

A ka të penduar sot pas 5 vitesh nga ata që miratuan reformën në drejtësi në Kuvend?

“Penduar sot? Kjo është e padiskutueshme që po, por është edhe vonë. Unë e kam thënë dhe e riktheksoj që në atë kohë kishte njerëz, që nuk dëshironin të zhvillohej reforma dhe për më tepër kur e panë atë të formësuar se ku shkonte ajo, ishin të pamundur për ta ndaluar…

Kundërshtarë, njerëz që nuk e dëshironin kishte edhe që në atë moment, por e kishin të pamundur për shkak të presionit të madh të opinionit publik, të opinionit shoqëror dhe padyshim për shkak të presionit të jashtëzakonshëm ndërkombëtar…”, rrëfen Xhafaj.

Ai kujton se të gjithë ishin dëshmitarë të atij presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar 140 vota për të kaluar reformën.

Por pak kush mund ta dijë, atë që Xhafaj renditi më pas në intervistë, se vetëm 24 orë para miratimit në Kuvend të reformës diskutohej jo të kalonte projekti kushtetues, por të binte qeveria.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti, të atij presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar 140 vota ku 24 orë përpara diskutohej jo të kalonte projekti kushtetues por të binte qeveria për shkak të mosdakortësisë së palëve, 24 orë më pas kishim 140 kartona dhe 140 njerëz që duartrokitën, kjo është historia, ky është realiteti…”.

Sot, në këndvështrimin e tij, nuk ka rëndësi ku janë dhe kush, por projekti i miratuar

“Një pjesë e shihnin si rrezik për shkak të mëkateve dhe koha po e provon këtë… I gjithë ky proces është implementuar pikërisht në këtë realitet, nuk është implementuar në inkubator, por përmes vështirësish të panumërta dhe ia kemi dalë në fund. Sepse çfarë kemi sot? Kemi një pushtet që vetërregullohet…

Sot kemi prokurorë, gjyqtarë ne proces gjykimi, në arrest, kemi të shkarkuar, pra kemi procesin e vettingut nga njëra ane për të mbajtur njerëz me integritet (por kemi edhe mekanizmat e brendshëm të vetë sistemit që vete të luftojë të keqen në vazhdimësi), dhe nga ana tjetër kemi një pushtet gjithnjë e më të pavarur, që ka filluar të reagojë ndaj krimit dhe korrupsionit…”

Xhafaj nënvizon se sfidat në vijim janë të mëdha, sepse siç shprehet vetë ai, beteja sapo ka filluar.

“Kjo është një luftë e gjatë ku ndryshimi i qasjes, ndryshimi i sjelljes, i kulturës në dhënien e drejtësisë dhe ndaj drejtësisë do të dojë kohën e vet… “, thotë Xhafaj duke shprehur bindjen se pavarësisht së gjithash ky proces në fund do të dalë me sukses.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.