Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pakistani mbyll hapësirën ajrore, bllokohen udhëtarët

22:21 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aeroport de Barcelona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha fluturimet e brendshme dhe të jashtme në dhe nga Pakistani janë anuluar deri në një urdhër të dytë. Me mijëra njerëz ndërkohë janë bllokuar në aeroporte për shkak se Pakistani është një prej trajektoreve kryesore nga Azia Juglindore drejt Evropës.

“Thai Airways” kishte njoftuar se të gjitha fluturimet drejt Evropës janë anuluar për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Pakistanit. Të enjten në mëngjes nuk kishte fluturime të kompanisë mes Bangkokut dhe Londrës, Mynihut, Parisit, Brukselit, Milanos, Vjenës, Stokholmit, Zyrihut etj.

Vetëm pasdrekën e së enjtes kompania nisi operacionet normale drejt Evropës, duke ndryshuar trajektore dhe evituar hapësirën ajrore pakistaneze. Edhe të tjera kompani ajrore devijuan fluturimet e tyre duke u detyruar të bëjnë edhe ndalesa shtesë për furnizim me karburant për të përfunduar udhëtimet e zgjatura për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore pakistaneze.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit arritën kulmin të mërkurën kur Pakistani tha se forcat e tij ajrore kishin rrëzuar dy avionë indianë mbi rajonin e diskutueshëm të Kashmirit. Një ditë më parë, India kishte kryer sulme ajrore në territor pakistanez në të parin inkursion të tillë që nga lufta Indi-Pakistan e vitit 1971. Kryeministri pakistanez sidoqoftë, konfirmoi se do të lihet i lirë piloti indian i arrestuar, si një gjest paqeje.

Aeroporti bllokohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.