Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aksidenti tragjik, Kurti: Ngushëllime familjarëve, ministri i Brendshëm drejt Kroacisë

11:11 / July 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 770x388 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident me pasoja fatale u regjistrua mëngjesin e sotëm në Brod të Kroacisë.

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 30 janë transportuar në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë.

Autoritetet në Kosovë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen  e viktimave.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, bën me dije se Ministri i Brendshëm i Kosovës po niset për në Kroaci, në vendin ku u regjistrua aksidenti fatal, po ashtu edhe ambasadori i Kosovë në Zagreb.

aksidenti fatal, po ashtu edhe ambasadori i Kosovë në Zagreb.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.  Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.  Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.”, shkruan Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve që kanë humbur të afërmit në këtë aksident, ndërsa i uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë. Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar. Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!

Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Veprimet tona shtetërore do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndaj zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t’u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu një reagim ka ardhur edhe nga kreu i Kuvendit në Kosovë, Glauk Konjufca i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave pas aksidentit tragjik të shënuar në Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 pasagjerë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën.

 “Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë. Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkë ndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, shkruan Konjufca.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, shprehet Pacolli.

Ngjarja tragjike u regjistrua mëngjesin e sotëm pasi autobusi me targa të Kosovës, i linjës Frankfurt-Prishtinë është aksidentuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 91 deputetë pro. Tensione në protestën para Parlamentit

12:17 / October 5, 2026

SHBA-të tërheqin avionët nga baza britanike

10:48 / October 5, 2026

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.