Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Duart e krimit mbi bashkinë e Fierit”, Petro Koçi rrëfen çfarë dëshmoi në SPAK

12:04 / July 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PETRO KOCI3 770x384 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Petro Koçi pas dëshmisë për më shumë se një orë në SPAK deklaroi përpara medias se nuk do të heqë dorë nga denoncimet mbi influencën e botës së krimit për tenderat në bashkinë e Fierit.

“Ju e dini që ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Të tillë në marrëdhënie me LSI-në edhe ndikuan në rezultate zgjedhore, të fundit ndikuan. Sigurisht që unë për rastet që kam denoncuar edhe konkretisht i ripërmenda për të theksuar që kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me drejtësinë” tha ai.

“Duart e krimit janë përfaqësues të botës së krimit. Në Fier është një botë goxha e konsoliduar. Unë kam guxuar e kam denoncuar shumë herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna dhe mesa di ky gjyqtar është shkarkuar. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente. Mendoj se sensibilizimi i SPAK është i nevojshëm.

Bota e krimit në Fier ka pasur lidhje të konsoliduar me politikën. Mund t’iu them që në marrëdhënie me LSI ndikuan në zgjedhjet e fundit. Kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Ka zyrtarë që janë lodhur nëpër zyra dhe i janë përkulur presionit të krimit.

SPAK është i lirë dhe i detyruar nga ligji të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin dhe bashkëpunon me krimin. Unë nuk jam as prokuror, as gjyqtar, dhe as në Policinë e Shtetit, por kam një përvojë si ish-ministër i Rendit dhe për të gjitha këto që fola jam shumë i bindur. Unë nuk jam hetues që të kërkoj dokumente konkrete dhe të jap emra. Fakti që njerëzit e kësaj bote hyjnë më kollaj në punë se njerëzit e thjeshtë, tregon se janë më influentë”, tha Koçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026

Dhuna nga të miturit, fatura familjes”, Rama: Bashkëpunim me BE, do u ndalojmë aksesin! Do vendosen në regjistra të veçantë

12:25 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.