Profesor Dhimitër Kraja ka bërë të ditur në Komitetin Teknik situatën aktuale në spitalin COVID. Ai tha se janë të shtruar nëntë pacientë, por jo në gjendje të rëndë dhe janë të pavaksinuar. Përjashtim përbën vetëm një rast i cili ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.
“Nëntë pacientë të shtruar në spitalin COVID që kanë këto karakteristika, gjendja e përgjithshme e kënaqëshme. Vazhdon po ajo situatë epidemiologjike e rasteve të shtuara, nuk janë pacientë të vaksinuar më parë apo që kanë kaluar sëmundje, me përjashtim të një rasti që ka bërë vetëm një vaksinë dhe atë e ka ndërprerë dhe nuk ka bërë dozën e dytë të vaksinës. Mosha e të sëmurëve vijon të jetë ajo që ka qenë dhe 2-3 javët e fundit 69 deri në 70 vjeç.Nuk ka pasur raste kritiek e vdekje”, tha ai.