Një 35-vjeçar është arrestuar katër muaj pasi ishte arratisur nga burgu në nëntor të vitit të kaluar.
Leksi Ceka, 35 vjeç është dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe që kur kishte marrë lejen nga burgu i Peqini nuk ishte kthyer.
NJOFTIMI POLICISE
Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim:
L. C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë
Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.