Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada Amerikane në Shqipëri del me mesazhin e fuqishëm: Qëndrojmë krah për krah

17:26 / July 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasada e SHBA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarë të lartë në ambasadën amerikane në Shqipëri kanë qenë sot të pranishëm në një stërvitje ushtarake të forcave speciale të SHBA me ato shqiptare. Ambasada amerikane ka ndarë edhe foto duke theksuar se forcat e SHBA kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikimi.

“Zyrtari i Lartë dhe Atashehu i Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane në Tiranë David Millner, Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit në Mbrojtje Erol Munir dhe Zëvendës Shefi London Nagai, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, morën sot pjesë në një stërvitje dhe garë aftësish ushtarake, ku Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan skuadrat e Forcave Speciale Shqiptare përmes stërvitjeve të ndryshme.

Ky ishte aktiviteti përmbyllës pasi ushtarët nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë (SOCEUR) kanë stërvitur Forcat Speciale Shqiptare përgjatë gjithë muajit korrik.

Forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikimi. Ky ishte trajnimi i parë nga Forcat Speciale Amerikane që u zhvillua në Shqipëri që nga viti 2017 dhe tregoi se megjithëse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë, KrahPerKrah, gjithmonë”, thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.