Rëndësi ka ideja, qëllimi i mirë, dashuria e sinqertë.
Një djalë i varfër nga Prishtina tregon se unazën e fejesës së të dashurës së tij e ka prodhuar nga një monedhë 50 cent. Ai i ka shkëputur rrethin e jashtëm monedhës dhe më pas e ka lëmuar duke e bërë të duket si një unazë floriri.
Kjo unazë ka më shumë vlerë për të se sa një bizhu me vlerë monetare, pasi koha dhe përkushtimi që ka investuar për ta krijuar, për të janë më të rëndësishme se gjithçka. Djali i quajtur Jeton Hoxha ka rrëfyer ndër të tjera se e fejuara e tij e ka pëlqyer shumë unazën.
