Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vijon këtë të hënë seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë.
Përveç Thaçit, në këtë çështje akuzohen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Ky proces nuk lidhet me akuzat për krime lufte, por për pengimin e administrimit të drejtësisë.
Ekipet e Mbrojtjes i kanë kundërshtuar kërkesat e prokurorisë dhe kanë kërkuar shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve për të gjitha pikat e aktakuzës.
Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, ka argumentuar se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që synonte pengimin e drejtësisë.
Sipas Mbrojtjes, veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë ndikuar në procesin gjyqësor dhe bëhet fjalë për tentativë për ndërhyrje, jo për një vepër të përfunduar
