Shkëmbim territoresh kurrë nuk do të ndodhë tha Hashim Thaçi në samitin e Diasporës që ka nisur në Tiranë. Madje, presidenti i Kosovës shkon më tej duke thënë se “duhet të kalojnë mbi trupin tim për të arritur këtë”.
“Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë, për shkëmbim kam folur edhe më herët. Dua të theksoj se shkëmbimi është Pazar dhe askush nuk do të lejohet të bëjë Pazar me kauzë kombëtar. Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova”, tha ai.
