Kryeministri Edi Rama mes shqiptarëve të diasporës ka deklaruar se shqiptarët kundër shqiptarëve, teksa ka dhe një mesazh për opozitën, të shkurtër dhe të thjeshtë: Kur do flasim?
“Ne jemi në akuzë jo se kjo është e vërteta por se shqiptarët janë vënë kundë shqiptarëve. Atyre që sot ishin të ftuar e nuk janë këtu unë u them vetëm një gjë: “Kur do flasim?”, tha Rama në fjalën e tij.
Ai shtoi se shqiptarët janë vënë kundër shqiptarëve jo për ide, por për “hesape të vogla të katundit”. “Është historia e shqiptarëve që i kundërvihen shqiptarëve, jo për Shqipërinë, jo për flamurin, jo për ideale dhe ide, por thjesht për hesapet e vogla të katundit, të klubit. Shqiptarët kundër shqiptarëve këtu në Shqipëri kanë krijuar një ide, e kanë ushqyer me të gjitha mënyrat dhe e kanë shpërndarë dhe përtej kufijve se kjo kohë e re e Shqipërisë është koha kur në Shqipëri paskan lindur kriminelët, qënkan rritur kriminelët dhe na paskan ardhur e pushtuar parlamentin kriminelët. Kjo është koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50 % gra, kjo është koha kur në Parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra se çka pasur kurrë ndonjëherë. Kjo është koha kur mvaret se nga cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd dhe se sa e vret mendjen për vendin tënd, kur në gjuhë të huaj e kthen vendin tën në mish për top”, tha Rama.
Ai shtoi se “sa herë shqiptarët e kanë bërë këtë ka humbur Shqipëria dhe askush ata që e kanë bërë këtë e ka mbluar me turp historia”.
