Mediat kanë pubikuar pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja me armë në Garunjas të Lushnjes, ku pas një konflikti mes xhaxhait dhe nipave të tij, një 30-vjeçar u vra dhe 3 të tjerë u plagosën.
I vrarë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla 30-vjeç, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur babai Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla, 31 vjeç.
Lexo edhe- Lushnje/ Konflikt për pronat mes kushërinjve, një i vrarë dhe tre të plagosur
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, vëllezërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla (nipërit e Shuaip Hasallës), të cilët pasi kanë qëlluar me armë ndaj kushërinjve të tyre janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se personat e përfshirë në konflikt, kanë pasur vazhdimisht probleme për shkak të parcelave të tokave që i kanë në afërsi mes tyre, dhe situata degjeneroi mëngjesin e sotëm në përdorimin e armëve.
Mëngjesin e sotëm ata kanë shkuar si zakonisht për të punuar në tokat e tyre, dhe pasi gjakrat janë nxehur, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla kanë marrë çiften dhe kanë qëlluar në drejtim të kushërinjve të tyre, të cilët dyshohet se kanë qenë të paarmatosur.
Konflikti për pronat vazhdon të jetë shkak për gjakderdhje në vendin tonë, ndërkohë që shumë parcela ende nuk janë përcaktuar qartë se kujt i përkasin.
